Kurti në Kuvend: Kërkesa për 45 vite burg për ish-krerët e UÇK-së, e padrejtë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Kryeministri Albin Kurti deklaroi në Kuvend se seanca për formimin e Qeverisë së re dhe ajo konstituive e legjislaturës janë mbajtur në orët e vona për shkak të zhvillimeve në Hagë, ku po gjykohen ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli.

Në fjalën e tij, Kurti reagoi ashpër ndaj kërkesës së Prokurorisë për dënimin me nga 45 vite burg për secilin prej tyre, ku përfshihen edhe akuza për krime kundër njerëzimit.

“Kërkesa e prokurorisë për dënimin prej 45 vite burgim për secilin, ku përfshihen edhe pretendimet për krime kundër njerëzimit, është orvatje që bie ndesh me të vërtetën dhe mohon kontekstin historik e politik të luftës sonë çlirimtare”, u shpreh Kurti.

Ai theksoi se qëndrimi i Qeverisë së Kosovës mbetet i qartë. “Në Kosovë janë kryer krime kundër njerëzimit ndaj popullatës civile shqiptare, ato i ka kryer regjimi i Jugosllavisë së Serbisë nën Millosheviqin. Kjo është e dokumentuar dhe e njohur ndërkombëtarisht. Barazimi mes drejtuesve të UÇK-së dhe një regjimi gjenocidal është i paqëndrueshëm”, deklaroi ai.

Më herët gjatë ditës, Presidentja Vjosa Osmani i dha mandatin Albin Kurtit për formimin e Qeverisë së re. Po ashtu, Kuvendi i Kosovës u konstitua në një seancë ku Albulena Haxhiu u zgjodh kryeparlamentare, ndërsa u emëruan edhe pesë nënkryetarë, mes tyre edhe Slavko Simiq nga Lista Serbe.

Me këto zhvillime, Kosova ka kompletuar institucionet e reja në një moment të ndjeshëm politik dhe institucional.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.