Një aksident i rëndë rrugor i ka marrë jetën 32-vjeçarit shqiptar Leonard Fjora në Itali, katër ditë më parë, në autostradën Porrettana në zonën e Bolonjës.
I riu po drejtonte një automjet tip “Volkswagen” në momentin kur, sipas hetimeve paraprake, ka kaluar në korsinë e kundërt dhe është përplasur kokë më kokë me një kamion plehrash. Përplasja ka qenë jashtëzakonisht e fortë, ndërsa mjeti i tij është përfshirë menjëherë nga flakët, duke mos i lënë asnjë mundësi shpëtimi.
Sipas policisë, një nga shkaqet kryesore të aksidentit dyshohet të ketë qenë moti i keq dhe prania e akullit në rrugë, çka e kishte bërë asfaltin tejet të rrëshqitshëm. Dalja nga korsia mendohet të ketë ndodhur edhe për shkak të kushteve të vështira të terrenit.
Pas përplasjes me kamionin, automjeti i 32-vjeçarit u përplas edhe me kangjellat mbrojtëse të rrugës. Goditja ishte aq e fuqishme sa makina u nda në dy pjesë dhe më pas shpërtheu në flakë.
Në vendngjarje ndërhynë menjëherë zjarrfikësit, shërbimet mjekësore dhe policia, por gjithçka ishte e kotë. Trupi i të riut u gjet i karbonizuar. Sipas dyshimeve, Fjora mund të ketë humbur ndjenjat që në momentin e përplasjes, duke mos pasur mundësi të dalë nga mjeti para se ai të përfshihej nga flakët.
Leonard Fjora jetonte në Marzabotto dhe në momentin e aksidentit po udhëtonte drejt Lama di Reno. Procesi i identifikimit të tij zgjati për shkak të gjendjes së rëndë të trupit.
Ndërkohë, drejtuesi 61-vjeçar i kamionit mbeti pothuajse i padëmtuar, por në gjendje shoku. Ai u trajtua në vendngjarje nga ekipet mjekësore.
Autoritetet italiane vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit tragjik.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.