Një vajzë 2-vjeçare me origjinë shqiptare ndodhet ende në gjendje kritike pas rënies dramatike në një shatërvan në zonën e Kallitheas disa ditë më parë. Mediat greke raportojnë se 24 orët e ardhshme janë vendimtare për jetën e vogëlushes, megjithëse mjekët shprehen optimistë, pasi ekzaminimi i trurit (EEG) tregoi se ajo nuk ka pësuar enjtje cerebrale.
Ngjarja ndodhi kur vajza u largua nga vëmendja e prindërve të saj, ndërsa ata ndodheshin në një kafene pranë sheshit. Pak minuta më vonë, ajo u gjet brenda shatërvanit, ku besohet se ka qëndruar të paktën dhjetë minuta në ujë, duke rrezikuar seriozisht jetën e saj.
Vogëlushja u transportua menjëherë në spitalin e fëmijëve, ku stafi mjekësor luftoi për rreth 40 minuta për ta rikthyer në jetë përmes reanimimit kardiopulmonar (KPR). Raportohet se uji i ftohtë ka ndikuar mbrojtës, duke parandaluar ënjtjen cerebrale, por mjekët theksojnë se orët e ardhshme janë kritike për të përcaktuar nëse kanë ndodhur dëmtime të përhershme.
Ndërkohë, prindërit e vogëlushes, babai 26-vjeç dhe nëna 23-vjeç, janë shoqëruar në Departamentin e Hetimit të Krimeve në Kallithea. Kundrejt tyre po përgatitet një çështje për neglizhencë ndaj një të mituri dhe pritet të paraqiten para prokurorit.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.