OVL e UÇK-së kundërshton pretendimet e Prokurorisë Speciale në Hagë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka shprehur shqetësim të thellë dhe kundërshtim ndaj përmbajtjes së fjalëve përmbyllëse të Prokurorisë në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Sipas OVL e UÇK-së, pretendimet që udhëheqësit e UÇK-së etiketohen si pjesë e një “Ndërmarrjeje të Përbashkët Kriminale” përbëjnë një tentativë të papranueshme për kriminalizimin e luftës çlirimtare dhe rishkrimin e historisë së rezistencës së popullit të Kosovës. Organizata riafirmon se UÇK-ja ishte dhe mbetet ushtri legjitime, e mbështetur nga populli dhe e njohur nga bashkësia ndërkombëtare.

Në reagim thuhet se gjykata po zhvillon një proces selektiv dhe të njëanshëm, duke injoruar krimet shtetërore të Serbisë dhe duke u fokusuar mbi drejtuesit e luftës çlirimtare. OVL e UÇK paralajmëron se do të vazhdojë të mbrojë të vërtetën historike, dinjitetin e luftës dhe figurat e bashkëluftëtarëve të saj, duke theksuar se drejtësia e vërtetë ndërtohet mbi të vërtetën e plotë, jo mbi shtrembërim faktesh.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.