Opozita rrit presionin ndaj qeverisë Rama, protesta dhe tensione në Tiranë

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Partia Demokratike zhvilloi sot protestën e tretë kombëtare përpara Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe dorëheqjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e akuzuar për korrupsion në tendera publikë. Mijëra protestues u mblodhën në bulevard, ndërsa drejtuesit e opozitës e cilësuan situatën politike si “pikë kritike” për demokracinë dhe integrimin europian të vendit.

Nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj, deklaroi se “kupa është mbushur”, duke akuzuar qeverinë se ka shndërruar korrupsionin në mënyrë qeverisjeje dhe se është gati të sakrifikojë Europën për të shpëtuar veten. Ai tha se kryeministri “hoqi maskën e fundit” për të mbrojtur Belinda Ballukun dhe veten, ndërsa theksoi se protesta synon mbrojtjen e lirive, pluralizmit dhe shtetit ligjor.

Në protestë foli edhe anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti, i cili deklaroi se mbi 1.6 milionë shqiptarë janë larguar nga vendi në 13 vitet e fundit, duke e cilësuar shpopullimin si akuzën më të rëndë ndaj qeverisë Rama. Ai bëri thirrje për bashkim qytetar për t’i dhënë fund, sipas tij, një pushteti absolut dhe politikave që çojnë në varfërim dhe emigrim masiv.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Rama për përpjekje për “grusht shteti” përmes bllokimit të drejtësisë dhe presionit ndaj institucioneve për të mbrojtur Belinda Ballukun, e marrë e pandehur nga SPAK për abuzime me tenderat në projekte infrastrukturore. Berisha deklaroi se Rama përbën “kërcënimin më të rrezikshëm për shqiptarët” dhe se zgjedhjet e lira janë të pamundura nën qeverisjen e tij.

Protestuesit mbanin pankarta dhe banderola kundër kryeministrit dhe zëvendëskryeministres, ndërsa pas përfundimit të fjalimeve situata u tensionua. Disa protestues hodhën molotovë dhe mjete piroteknike drejt godinës së Kryeministrisë, ndërsa policia ndërhyri me autobotë uji për të shpërndarë turmën. Si pasojë, një punonjës policie mbeti i lënduar. Protesta u zhvendos më pas drejt godinës së Parlamentit.

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, dënoi aktet e dhunës, duke theksuar se asnjë axhendë nuk e justifikon përdorimin e saj dhe se policia do të vazhdojë të garantojë rendin dhe sigurinë publike.

Protesta mori jehonë edhe ndërkombëtare, pasi agjencia Reuters raportoi se përplasjet mes protestuesve dhe policisë përbëjnë një sfidë serioze për stabilitetin e qeverisjes së kryeministrit Rama, ndërsa tensionet politike janë përshkallëzuar pas hetimeve të SPAK ndaj Belinda Ballukut.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.