Një 22-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane në Piacenza të Italisë, nën akuzën e trafikut të kokainës.
Pas disa ditësh vëzhgimi dhe ndjekjeje nëpër qytet, doli në pah se i riu po furnizonte një grup të madh përdoruesish, duke udhëtuar nëpër qytet me makinë për të arritur te klientët dhe për të shmangur hetuesit.
Teksa ishte duke drejtuar një “Fiat Punto” me qera, ai do të takonte blerësit e drogës që kishin kërkuar kokainë, duke e çuar atë direkt në destinacionin e tyre.
Dje në orët e para të pasdites, pas një operacioni të gjatë mbikëqyrjeje, oficerët ndërhynë menjëherë pas një pazari droge, duke vazhduar kontrollin e trafikantit. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën në posedim shtatë doza shtesë kokaine, si dhe 210 euro.
Shqiptari rezultoi se ishte me qëndrim të paligjshëm në vend dhe pa precedentë penalë, ndërsa u arrestua për trafik droge.
Nën procedim në flagrancë u vendos edhe një italian, që sapo kishte blerë dozën e kokainës.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.