BBC zbulon skandalin: Dy vëllezër shqiptarë shfrytëzojnë gra në rrjetet sociale

E martë, 17 Nëntor, 2026

Një investigim i BBC ka zbuluar një skandal të rëndë në rrjetet sociale, ku dy vëllezër shqiptarë që jetojnë në Suedi, Florian dhe Roland Reka, dyshohet se kanë shfrytëzuar gra dhe vajza duke i filmuar fshehurazi dhe më pas duke i publikuar pamjet për përfitime financiare në platforma si YouTube, Facebook, Instagram dhe TikTok.

Sipas raportit, dyshohet se ata kanë postuar qindra video të kapura në qytete të ndryshme të botës, ku gratë shfaqeshin pa dijeninë dhe pëlqimin e tyre. Videot ishin prezantuar si përmbajtje turistike ose “ëalking tours”, por përmbajtja reale fokusonte kryesisht trupat e grave, sidomos ato të veshura me funde apo fustane, filmuar nga kënde të ulëta ose nga pas, duke shkelur privatësinë dhe dinjitetin e tyre.

BBC raporton se fenomeni nuk është i izoluar. Investigimi identifikoi mbi 65 kanale të ngjashme online, të cilat gjatë tre viteve të fundit kanë grumbulluar mbi 3 miliardë shikime. Pamjet janë filmuar kryesisht në qytete si Londra, Oslo, Miami dhe Bangkok, me Manchesterin si një nga qendrat kryesore të aktivitetit.

Florian Reka drejtonte një nga kanalet më të mëdha të këtij lloji në YouTube, me rreth 200 milionë shikime dhe afro 399 mijë abonentë, si dhe një faqe në Facebook me mbi 600 mijë ndjekës. Kanali ishte regjistruar si biznes në Suedi me aktivitet të deklaruar si “influencer, marketing dhe reklamë”, ndërkohë që përmbajtja e publikuar ngriti shqetësime serioze për shkelje të privatësisë dhe abuzim seksual në hapësirën digjitale.

Pas kontaktit të BBC-së, YouTube mbylli dy llogari të lidhura me Florian Rekën, por disa video të ngjashme vazhdojnë të jenë aktive në platforma të tjera. Vëllezërit nuk pranuan të komentojnë dhe shmangën intervistat me ekipin investigativ.

Një nga gratë e filmuar, identifikuar me emrin e ndryshuar “Grace”, tha se kishte mësuar vetëm nga BBC që pamjet e saj kishin marrë mbi 3 milionë shikime. “Që atëherë ndihem paranojake sa herë dal nga shtëpia,” u shpreh ajo. Dokumentari përfshin dëshmi të qindra grave të tjera të shfrytëzuara pa dijeni nga vëllezërit Reka dhe persona të tjerë në qytete të mëdha të botës.

Ky skandal riktheu në vëmendje problematikën e madh të shfrytëzimit të grave dhe vajzave në rrjetet sociale dhe presioni ndaj platformave për të forcuar kontrollet dhe ndëshkuar autorët pritet të rritet në vazhdim.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.