Austri/ Zbulohet pllaka përkujtimore e Lasgush Poradecit në qytetin e Grazit

E martë, 17 Nëntor, 2026

Pranë godinës ku nga viti 1927 deri më 1934 ka jetuar poeti i shquar shqiptar Lasgush Poradeci, në qytetin e Grazit, u zbulua pllaka përkujtimore me emrin e tij, duke shënuar një moment të rëndësishëm për kujtesën kulturore shqiptare në Austri.

Në ceremoninë përkujtimore morën fjalën kryetarja e Bashkisë së Grazit, znj. Elke Kahr, Ambasadori i Shqipërisë në Austri, Sh.T. Prof. Fate Velaj, zv/kryetari i Bashkisë së Pogradecit, z. Paskalino Ziko, znj. Mariane Graf, Konsulle e Nderit e Shqipërisë në Steiermark, si dhe pronari i godinës ku ka jetuar poeti. Gjatë aktivitetit u lexuan gjithashtu poezi nga vepra e Lasgush Poradecit, duke i dhënë ceremonisë një dimension të veçantë artistik dhe emocional.

Vendosja e pllakave përkujtimore në vendet ku kanë jetuar ose punuar personalitete shqiptare në Austri ka qenë një nga prioritetet kryesore të Ambasadës së Shqipërisë në Vjenë në fushën e artit, kulturës dhe kujtesës historike, të përcaktuara që në fillim të mandatit të Ambasadorit Fate Velaj. Kërkesa për vendosjen e kësaj pllake u parashtrua që në vizitën e parë zyrtare të Ambasadorit pranë kryetares së Bashkisë së Grazit, në shkurt të vitit të kaluar, së bashku me iniciativa të tjera bashkëpunimi kulturor, përfshirë krijimin e “Ditës së Shqipërisë në Graz” dhe nisjen e partneritetit mes qyteteve Graz dhe Shkodër.

Procesi i vendosjes së pllakës përkujtimore rezultoi i gjatë dhe kërkues, duke kaluar në disa faza miratimi, fillimisht në Bashkinë e Grazit, më pas në Këshillin Bashkiak, si dhe me sigurimin e pëlqimit të pronarit të godinës dhe të Institutit Boltzmann. Ky institut përpiloi edhe tekstin përfundimtar të pllakës në gjuhën gjermane dhe angleze, ku theksohet se Lasgush Poradeci, emri i vërtetë i të cilit ishte Llazar Sotir Gusho, mori doktoraturën në Romanistikë në Universitetin e Grazit në vitin 1933 dhe konsiderohet një nga lirikët më të shquar të letërsisë shqiptare.

Pas një viti të mbushur me takime, telefonata dhe korrespondencë zyrtare, u bë i mundur zbulimi i pllakës përkujtimore, duke i dhënë kështu një kontribut të rëndësishëm njohjes së kulturës shqiptare dhe pranisë së saj historike në Austri.

Në fjalën e tij, Ambasadori Prof. Fate Velaj theksoi rëndësinë e Grazit si qytet që ka mirëpritur jo vetëm figura të mëdha të kulturës europiane, por edhe poetin shqiptar Lasgush Poradeci, i cili në këtë qytet hodhi themelet e poezisë lirike moderne shqiptare. Ai nënvizoi se Grazi ka qenë dhe mbetet një qytet mikpritës për shqiptarët, si në të kaluarën ashtu edhe pas viteve ’90, dhe se qëllimi i këtyre iniciativave është të tregojë se shqiptarët kanë kontribuar ndër dekada në artin, kulturën dhe mendimin europian.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.