Gjykata Kushtetuese i jep goditjen Belinda Ballukut

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Gjykata Kushtuese është mbledhur sërish ditën e sotme në lidhje me përplasjen institucionale mbi kompetencat mes qeverisë dhe Gjykatës së Posaçme, që lidhet me vendimin për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Qeveria kishte kundërshtuar vendimin e GJKKO-së, e cila kishte dhënë masën për pezullimin e Ballukut, ndërkohë që Gjykata Kushtetuese vendosi rikthimin e Ballukut në funksionet qeveritare deri në marrjen e një vendimi.

Dhe pas afro 10 orësh shqyrtim, Kushtetuesja ka rrëzuar kërkesën e Qeverisë, duke lënë në fuqi pezulimin e Ballukut nga detyra e Zëvendëskryeministres dhe Ministres.

Mësohet se gjyqtarët kanë votuar 4 pro dhe 4 kundër, duke mos pasur kështu një kuorum të nevojshëm të votave për vendimarrje pro ose kundër e për rrjedhojë kërkesa e qeverisë është rrëzuar.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.