Shqipëria, Kosova dhe Kroacia forcojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

E martë, 17 Nëntor, 2026

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës njoftoi mbajtjen e takimit trepalësh në nivelin e drejtorëve të Politikave të Mbrojtjes dhe Armatimeve, një aktivitet i realizuar në kuadër të Deklaratës së përbashkët të vitit 2025, të nënshkruar nga ministrat e Mbrojtjes së Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë.

Delegacioni i Kosovës, i udhëhequr nga drejtori i Politikave të Mbrojtjes, Faruk Geci, shkëmbeu mendime mbi mundësitë për avancimin e bashkëpunimit në fushën e aftësive mbrojtëse, ndërveprimin ndërindustrial të sektorit mbrojtës, si dhe hapat e mëtejshëm për zbatimin e Deklaratës.

Deklarata përcakton katër fusha kryesore të bashkëpunimit trepalësh: promovimin e aftësive dhe industrisë mbrojtëse, rritjen e ndërveprueshmërisë përmes arsimit, trajnimeve dhe ushtrimeve të përbashkëta, adresimin e kërcënimeve hibride dhe forcimin e qëndrueshmërisë, si dhe mbështetjen për integrimin euroatlantik.

Ministria e Mbrojtjes theksoi se ky bashkëpunim i përforcuar synon rritjen e sigurisë dhe stabilitetit në Evropën Juglindore, duke i adresuar sfidat e reja të sigurisë dhe rreziqet që mund të cenojnë stabilitetin rajonal dhe ndërkombëtar.

Takimi konfirmoi angazhimin e tre vendeve për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si një hap strategjik drejt një rajoni më të sigurt dhe të qëndrueshëm.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.