Një përleshje e dhunshme mes dy grupeve ekstrakomunitare ndodhi fundvitin e kaluar në Peruxhia, Itali, ku mes të lënduarve dhe të arrestuarve janë përfshirë edhe shtetas shqiptarë.
Incidenti ndodhi më 29 dhjetor pranë një stacioni karburanti në Sant’Andrea delle Fratte, si pasojë e një mosmarrëveshjeje midis fraksioneve kundërshtare që u përshkallëzua në një përplasje të vërtetë fizike. Gjatë ngjarjes, një 27-vjeçar maqedonas u plagos pasi u godit nga një makinë që drejtohej nga dy persona që po largoheshin. Ai u transportua nga shërbimet e urgjencës dhe u arrestua më pas së bashku me pjesëmarrësit e tjerë.
Pas 11 arrestimeve fillestare, ku përfshiheshin të rinj nga Shqipëria, Maqedonia dhe Rumania, autoritetet italiane kanë lëshuar tre urdhër-arreste të tjera. Dy shtetas shqiptarë, 41 dhe 43 vjeç, janë vendosur në arrest shtëpiak, ndërsa një i tretë, 31-vjeçar, mbetet ende në kërkim.
Forcat e karabinierëve nga Peruxhia, bashkë me Regjimentin e 8-të të Lacios, ekzekutuan urdhrin e paraburgimit të lëshuar nga gjyqtari hetues, me kërkesë të Prokurorisë Publike.
Gjatë përleshjes janë përdorur shishe, shkopinj, gurë dhe sende të tjera të forta, ndërsa pesë të tjerë mbetën të lënduar, pa rrezik për jetën. Autoritetet italiane vazhdojnë hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.