Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi dyshohet se ushtronte aktivitet të paligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike, kryesisht në zona të frekuentuara dhe pranë qendrave tregtare.
Operacioni i fundit u përqendrua në qendrën tregtare “Le Befane”, në Rimini, e cila sipas autoriteteve ishte një nga pikat kryesore ku i dyshuari kryente transaksionet e drogës. Policia vuri në vëzhgim lëvizjet e tij, pasi ai frekuentonte shpesh zonën me automjetin personal.
Gjatë një kontrolli në parkingun e një dyqani, oficerët konstatuan se i dyshuari ndodhej në makinë me një të ri tjetër. Ky i fundit, pasi zbriti nga automjeti, iu afrua një makine tjetër, ku i dorëzoi drejtuesit një dozë kokaine. Blerësi, një shtetas italian, u ndalua menjëherë dhe deklaroi se e kishte blerë lëndën narkotike nga shqiptari, duke shtuar se transaksione të tilla ndodhnin rregullisht, pothuajse çdo javë, prej rreth dy vitesh.
Nga kontrolli fizik dhe ai në banesën e të arrestuarit, policia gjeti dhe sekuestroi 13 doza kokaine me peshë totale rreth 10 gramë, si dhe një shumë prej 4 600 eurosh cash, të dyshuara si të ardhura nga veprimtaria e paligjshme.
I dyshuari u procedua me gjykim të shkurtuar, pasi pranoi fajësinë. Gjykata e dënoi me 8 muaj burgim, dënim që iu konvertua me kusht, si dhe me një gjobë prej 2 000 eurosh dhe konfiskimin e 4 000 eurove.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.