Luan Kukaj, nga emigrant i mitur në Greqi në sipërmarrës të suksesshëm shqiptar

E martë, 17 Nëntor, 2026

Luan Kukaj, sot një emër i konsoliduar në botën e sipërmarrjes shqiptare në Greqi, e nisi rrugëtimin e tij si shumë të rinj shqiptarë të viteve ’90, me guximin për të përballuar të panjohurën. Vetëm 15 vjeç, ai la Pukën dhe u nis drejt Greqisë, duke kaluar në këmbë malin e Gramozit, në kushte ekstreme atmosferike. Jo një, por tre herë do ta përsëriste këtë udhëtim të mundimshëm disaditor, i shtyrë nga këmbëngulja për të ndërtuar një jetë me alternativa në një vend të huaj.

Tetë muajt e parë të qëndrimit i kaloi duke jetuar në mal, së bashku me bashkëkombas të tjerë nga veriu i Shqipërisë. Kjo periudhë e vështirë u kthye në një shkollë jete, ku Luani mësoi të shndërrojë sfidat në forcë dhe të ecë me vendosmëri drejt synimeve të tij.

Puna e parë në Greqi ishte në një kompani duralumini. Pikërisht aty, përmes përfshirjes direkte në proceset teknike dhe menaxheriale, ai kuptoi potencialin e sektorit dhe rëndësinë e përvojës në terren për të ndërtuar një vizion të qëndrueshëm biznesi. Me kalimin e viteve, Luani kaloi nga punëmarrës në sipërmarrës, duke ndërtuar një rrjet të fortë në fushën e rinovimeve të ambienteve të banimit, lokaleve dhe njësive tregtare, jo vetëm në Athinë, por edhe në destinacione elitare si Mikonos, Paros dhe Santorini.

Kërkesa në rritje për cilësi, profesionalizëm dhe korrektësi i siguroi atij një pozicion të qëndrueshëm në treg dhe krijoi bazën për një hap tjetër strategjik: investimin në sektorin e shërbimeve. Prej një dekade, ai drejton bar-restorantin “El Jiron” në zonën elitare Neo Psychiko të Athinës, i cili u shndërrua shpejt në një nga lokalet më të frekuentuara të lagjes falë një koncepti të kuruar dhe një filozofie menaxheriale të ndërtuar mbi përvojë dhe vizion afatgjatë.

Në vijim, Luan Kukaj diversifikoi aktivitetin e tij duke themeluar Kookai Group, një strukturë që sot përfshin 10 kompani aktive dhe 7 njësi tregtare, të angazhuara në fusha të ndryshme si ndërtimi dhe rinovimi, gastronomia, turizmi, organizimi i eventeve të mëdha dhe tregtia me pakicë. Grupi funksionon mbi parime të qarta: investim të zgjuar, inovacion në shërbim dhe ndërtim ekipesh profesionale.

Një nga kulmet e këtij rrugëtimi ishte organizimi i koncertit përkujtimor në nder të kantautorit legjendar grek Grigoris Bithikotsis, i mbajtur në stadiumin historik Kalimarmaro, ku morën pjesë mijëra spektatorë. Ky event, i organizuar nga një kompani shqiptare nën drejtimin e Luan Kukajt, u pa si një dëshmi e besueshmërisë dhe profesionalizmit të fituar ndër vite.

Edhe pse flet me modesti për arritjet e tij, Luani shpreh gjithmonë emocion dhe lidhje të fortë me vendlindjen, Pukën, duke mos e fshehur dëshirën për të kontribuar një ditë me vepra konkrete në komunitetin nga ku ka dalë. Si prind i përkushtuar dhe individ solidar, ai mishëron vlera të forta njerëzore si besa, empatia dhe ndihma ndaj bashkëkombasve.

Sot, Luan Kukaj nuk është thjesht një emigrant i suksesshëm, por një shembull domethënës se si puna, këmbëngulja dhe vizioni mund të ndërtojnë ura bashkëpunimi dhe respekti mes dy vendeve. Për këtë arsye, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë ka shprehur vlerësim dhe mirënjohje për figura si ai, të cilat, përmes suksesit profesional dhe etikës së lartë të punës, nderojnë emrin e Shqipërisë dhe kontribuojnë në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-greke.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.