Greqi/ Çelet në shkollën fillore publike Nr.55 në Selanik kursi i gjuhës shqipe

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në Shkollën Fillore Publike Nr. 55 në Selanik me praninë e prindërve, fëmijëve dhe pjestarëve të komunitetit u zhvillua ceremonia e nisjes së kursit të gjuhës shqipe, me mësuesen Lindita Budini.

Përveç orëve mësimore, fëmijët do të përfshihen në aktivitete edukative dhe argëtuese, duke e bërë të mësimin e gjuhës amtare më tërheqës dhe më të gjallë.

Kujdesi dhe mbështetja e institucioneve lokale ishin të dukshme: Komuna e Selanikut ofroi mikpritje të veçantë, ndërsa Konsullja e Shqipërisë në Selanik, Erida Dobrushi, ishte pranë komunitetit dhe u shpreh e gatshme të ofrojë ndihmë të vazhdueshme.

Mësuesja Lindita Budini u vlerësua për përkushtimin dhe ndjeshmërinë në këtë rrugëtim të mësimit, ndërsa prindërit falenderohen për besimin dhe mbështetjen e tyre. Një falënderim i veçantë shkon edhe për Bordin Drejtues të Shoqatës së Diplomatëve dhe Studentëve Shqiptarë në Greqi “Drita e Dijes”, për angazhimin në promovimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare.

“Sot nuk u zhvilluan vetëm orë mësimi”, theksojnë organizatorët. “Ky është një udhëtim besimi, kujtese dhe shprese për gjeneratat e reja të shqiptarëve në Selanik.”

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.