Ambasadë e re në Londër, 5.4 milionë euro nga buxheti i shtetit

E martë, 17 Nëntor, 2026

Shqipëria do të shpenzojë rreth 520 milionë lekë, ose afërsisht 5.4 milionë euro me kursin aktual të këmbimit, për blerjen e një prone në Londër, e cila do të shërbejë si seli e re e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas vendimit, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë në Londër, do të zhvillojë procedurat përzgjedhëse për identifikimin e ndërtesës dhe truallit më të përshtatshëm për ushtrimin e veprimtarisë diplomatike dhe konsullore. Pronat e propozuara duhet të plotësojnë kriteret e sigurisë, të jenë të lira nga çdo ngarkesë ligjore dhe të ofrojnë hapësirat e nevojshme për funksionimin normal të përfaqësisë diplomatike.

Procesi i vlerësimit të ofertave do të kryhet nga një Komision i Posaçëm, i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, Autoritetit Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar dhe Avokaturës së Shtetit. Ky komision do të shqyrtojë ofertat e paraqitura, do të mbikëqyrë negociatat dhe do të propozojë ofertën fituese.

Pas nënshkrimit të kontratës së shitblerjes, Ambasada e Shqipërisë në Londër do të kryejë pagesat përkatëse dhe do të regjistrojë pasurinë sipas legjislacionit në fuqi në Mbretërinë e Bashkuar.

Shpenzimet për blerjen e pronës do të mbulohen nga buxheti i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.