Shkolla më e re shqipe në Londër mban emrin “Aleksandër Xhuvani”

E martë, 17 Nëntor, 2026

Shkolla shqipe “Aleksandër Xhuvani” në Londër filloi rrugëtimin e saj këtë vit më 31 janar, duke hapur dyert për të rinjtë shqiptarë që dëshirojnë të mësojnë gjuhën dhe të njihen me kulturën dhe traditat shqiptare.

Organizatorët shprehin mirënjohje për Qendrën e Botimeve për Diasporën, Ambasadën e Republikës së Shqipërisë dhe Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër, për përkrahjen dhe pajisjen me librat e gjuhës shqipe. Falenderime të veçanta shkojnë edhe për individët që mbështetën këtë nismë: Edlira Preci, Mira Brazhda Skura, Desantila Qerimaj Rranxa, Diti L Gashi, Anita Toci, Ermira Kollarja, Mimoza Mulaku Neziri dhe Aida Haziri.

Shkolla fton të gjithë të rinjtë shqiptarë që jetojnë dhe studiojnë në Londër, dhe kanë nevojë të mësojnë ose të përmirësojnë gjuhën shqipe, të regjistrohen dhe të bëhen pjesë e kësaj nisme kulturore.

Për herë të parë, shkolla hap edhe një klasë online, në platformën Zoom, çdo të shtunë nga ora 12:00 deri në 14:00, duke lejuar pjesëmarrjen e fëmijëve edhe jashtë Londrës.

Tel: 07747490063
Për çdo komunikim dhe nëse dëshironi Zoom link të hyni në mësim, shruani në What’sApp në numrin më lart.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.