“Bishtalecat, palë palë”,Ramë Lahaj këndon shqip në skenën ndërkombëtare në Rusi

E martë, 17 Nëntor, 2026

Tenori shqiptar me famë botërore, Ramë Lahaj, ka realizuar së fundmi një performancë të veçantë në Rusi, duke e kthyer atë jo vetëm në një ngjarje muzikore, por edhe në një akt të rëndësishëm promovimi të kulturës dhe identitetit shqiptar në arenën ndërkombëtare.

“Një pjesë e përmbushjes sime më të madhe profesionale ka qenë promovimi i kulturës dhe vlerave tona, e në veçanti i muzikës, këngës dhe fjalës shqipe. Këtë herë e solla edhe në Rusi. Vitet e fundit, këngën shqipe e kam bërë të udhëtojë në disa kontinente dhe ajo ka qenë pjesë e teatrove dhe orkestrave të rëndësishme në mbarë botën,” tha Lahaj.

Ai ka shtuar se lidhja e tij me gjuhën shqipe është e pazëvendësueshme dhe se do të vazhdojë ta përfaqësojë kudo që performon:

“Shqip do t’i këndoj botës sa të jem gjallë, sepse shqipen e flet edhe vetë Zoti. Në shqip më buzëqesh shpirti dhe zemra, sepse në këtë gjuhë më ka kënduar nëna; në këtë gjuhë kanë kënduar edhe të parët tanë, në momente gëzimi e hidhërimi.”

Performanca e Ramë Lahajt në Rusi konfirmon edhe një herë rolin e artistëve shqiptarë si ambasadorë të kulturës kombëtare dhe dëshmon se muzika shqipe vazhdon të gjejë jehonë dhe vlerësim në skenat më prestigjioze të botës.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.