Aulon Nura, inxhinieri kosovar pjesë e industrisë hapësinore evropiane

E martë, 17 Nëntor, 2026

Një tjetër histori suksesi vjen nga diaspora e Kosovës, duke dëshmuar potencialin dhe arritjet e të rinjve kosovarë në arenën ndërkombëtare. Aulon Nura, një i ri nga diaspora jonë në Suedi, po ndërton një karrierë të suksesshme në një nga fushat më të avancuara të teknologjisë bashkëkohore – inxhinierinë hapësinore.

Aulon Nura ka përfunduar studimet Master i Shkencave (M.Sc.) në Inxhinieri Hapësinore (Aerospace Engineering) në Universitetin prestigjioz KTH Royal Institute of Technology në Suedi, një nga institucionet më të njohura evropiane në fushën e shkencës dhe teknologjisë.

Aktualisht, ai ushtron detyrën e Inxhinierit të Propulsionit në kompaninë OHB Sweden, një nga kompanitë kryesore evropiane në industrinë hapësinore. Në këtë rol, Nura kontribuon drejtpërdrejt në zhvillimin e teknologjive të avancuara dhe në realizimin e misioneve hapësinore, duke qenë pjesë e projekteve me rëndësi strategjike për industrinë evropiane të hapësirës.

Arritjet e tij përfaqësojnë një shembull frymëzues për të rinjtë e Kosovës dhe dëshmojnë rolin e rëndësishëm që diaspora kosovare po luan në fushat e shkencës, inovacionit dhe teknologjisë së lartë.

Në kuadër të këtij angazhimi profesional dhe shoqëror, Aulon Nura i është bashkuar gjithashtu Rrjetit të Profesionistëve të Rinj, një platformë e krijuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Stokholm, me synimin për të forcuar lidhjet mes profesionistëve të rinj kosovarë dhe për të nxitur bashkëpunimin me vendin e origjinës.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.