Miratohet fjalësi përfundimtar i projektit “Enciklopedia shqiptare”

E martë, 17 Nëntor, 2026

Akademia e Shkencave ka miratuar fjalësin përfundimtar të projektit madhor “Enciklopedia shqiptare”, duke shënuar përmbylljen e një etape thelbësore në procesin e hartimit të kësaj vepre kombëtare referuese.

Me këtë vendim, përfundon faza e përgatitjes së fjalësit dhe projekti kalon në etapën e përcaktimit të madhësisë së artikujve dhe të autorëve, proces që pritet të përmbyllet deri në fund të muajit mars. Më pas do të nisë shkrimi i artikujve enciklopedikë. Paralelisht, do të bëhet evidentimi i dublimeve në fjalës dhe sistemimi alfabetik i të gjithë materialit.

Miratimi u bë gjatë një mbledhjeje të përbashkët të zhvilluar në Tiranë mes Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), duke reflektuar bashkëpunimin institucional ndërmjet dy akademive në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm mbarëkombëtar.

Kryetarët e dy institucioneve, akad. Skënder Gjinushi dhe akad. Mehmet Kraja, vlerësuan dhe falënderuan redaktorët e redaksive Tiranë–Prishtinë për bashkëpunimin e ngushtë, përgatitjen e takimit dhe hartimin e materialeve shoqëruese.

Në mbledhje morën pjesë akademikë dhe studiues të njohur, mes tyre akad. Shaban Sinani, akad. Marenglen Verli, akad. Dhimitër Haxhimihali, akad. Sabri Hamiti, akad. Fejzulla Krasniqi, akad. Jusuf Bajraktari, prof. dr. Ajula Jubani, prof. dr. Valbona Toska, drejtori i Qendrës së Botimeve Albanologjike dhe Enciklopedike, Andreas Dushi, si dhe koordinatorët Drisela Diamanti dhe Enkelejda Misha.

Gjatë fjalës së tij, akad. Skënder Gjinushi theksoi se materiali ishte përgatitur në përputhje me detyrat dhe rekomandimet e përcaktuara nga redaksia qendrore në dy mbledhjet e mëparshme, për paraqitjen dhe shqyrtimin e fjalësve përfundimtarë, duke garantuar standarde të larta shkencore dhe redaktoriale për “Enciklopedinë shqiptare”.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.