Itali/ Operacioni antidrogë çmonton një rafineri kokaine, arrestohen 4 shqiptarë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Një fabrikë e fshehtë kokaine është zbuluar dhe çmontuar nga Karabinierët e Kompanisë së Empolit në zonën e Fucecchio-s, në provincën e Firences. Gjatë operacionit janë sekuestruar 34 kilogramë kokainë, e cila, sipas vlerësimeve, do të sillte mbi 700 mijë euro fitim nëse do të hidhej në treg.

Operacioni u zhvillua më 19 të këtij muaji, kur Karabinierët e Njësisë Operative të Empolit, të angazhuar në luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike, arrestuan katër persona: një shtetas shqiptar i lindur në vitin 1972 dhe tre shtetas kolumbianë, të lindur përkatësisht në vitet 1967, 1968 dhe 2003. Ata dyshohen për veprat penale të posedimit, prodhimit dhe rafinimit të lëndëve narkotike.

Sipas autoriteteve italiane, hetimet nisën pasi u vunë re lëvizje të dyshimta pranë banesës së shtetasit shqiptar. Kjo i shtyu efektivët të kryenin një kontroll të detajuar në ambientet në pronësi të tij. Gjatë kontrollit, në hapësirat e pasme të banesës, u zbulua një rafineri e mirëfilltë kokaine.

Në ambientet e laboratorit u gjetën dhe u sekuestruan disa pako kokaine me një peshë totale prej 34 kilogramësh, si dhe pajisje të shumta për përpunimin e drogës: vaskë, peshore, presa, furrë, pompa, makina për paketim me vakum, qese, substanca për përzierje, si dhe pajisje për zbulimin e përgjimeve (mikrospiunëve). Sipas hetuesve, bëhej fjalë për një laborator plotësisht funksional për prodhimin e mëtejshëm të lëndëve narkotike.

Me urdhër të prokurorit të gatshëm të Prokurorisë së Republikës së Firences, katër të arrestuarit u dërguan në burgun e Firence-Sollicciano. Seanca për verifikimin e masës së sigurisë u zhvillua më 22 dhjetor, ku Gjykata e Hetimeve Paraprake (GIP) konfirmoi arrestimet dhe caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për të gjithë të dyshuarit.

Autoritetet theksojnë se përgjegjësia penale e personave të përfshirë do të përcaktohet gjatë procesit gjyqësor dhe se, në përputhje me legjislacionin italian (D.Lgs. 188/2021), ndaj tyre zbatohet parimi i prezumimit të pafajësisë deri në një vendim përfundimtar të formës së prerë.

CARABINIERI: SCOPERTA UNA RAFFINERIA DI COCAINA IN PROVINCIA DI FIRENZE, ARRESTATI UN ALBANESE E TRE COLOMBIANI.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.