Eva Millona, shqiptarja e Homeland Security

E martë, 17 Nëntor, 2026

Eva Millona ka hyrë në histori si shqiptarja e parë e lindur në Shqipëri që emërohet në një nga nivelet më të larta të administratës amerikane. Ajo është caktuar Assistant Secretary në Department of Homeland Security (DHS), një nga institucionet kyçe të qeverisë së SHBA-ve.

Millona është juriste e formuar në Shqipëri, ku studioi Drejtësi në Universitetin e Tiranës dhe më pas shërbeu si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Tiranës, duke u bërë gjyqtarja më e re në historinë e kësaj gjykate.

Pas emigrimit në SHBA, ajo ka drejtuar programin e sistemimit të refugjatëve në Massachusetts Qendrore dhe ka luajtur një rol kyç në MIRA – Massachusetts Immigrant and Refugee Advocacy Coalition, fillimisht si Drejtoreshë e Politikave dhe Avokimit, më pas si Zëvendësdrejtore Ekzekutive, dhe më pas Drejtore Ekzekutive nga viti 2008.

Millona njihet gjerësisht si eksperte dhe lidere në fushën e politikave të emigracionit dhe integrimit të refugjatëve. Emërimi i saj në DHS përbën një arritje historike për komunitetin shqiptar dhe një dëshmi të kontributit të diasporës shqiptare në institucionet më të larta të SHBA-së.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.