Vjedhje luksoze në Ibiza/ Modeles i marrin sende me vlerë mbi 800 mijë euro

E martë, 17 Nëntor, 2026

Moderatorja dhe modelja e njohur holandeze, Sylvie Meis, ka qenë viktimë e një vjedhjeje me thyerje gjatë verës së vitit 2023, ndërsa ndodhej me pushime në Ibiza. Sipas autoriteteve gjermane, nga banesa e saj janë vjedhur 22 çanta Hermès, katër çanta Chanel, si dhe artikuj të markave Bulgari, Céline dhe Yves Saint Laurent, përveç bizhuterive luksoze, me një vlerë totale që kap shifrën mbi 800 mijë euro.

Më 22 janar, një nga dy personat e dyshuar u paraqit para Gjykatës së Lartë Rajonale të Hamburgut. I dyshuari, një shtetas shqiptar me inicialet M.U., ka pranuar pjesëmarrjen në vjedhje dhe ka bërë një rrëfim të plotë gjatë ditës së parë të gjyqit. Ai deklaroi se për këtë ka përfituar 15 mijë euro dhe se vendimi për t’u përfshirë lidhej me vështirësi familjare dhe shëndetësore, përfshirë sëmundje kronike të prindërve të tij.

Vjedhja ka ndodhur në periudhën 6–14 korrik 2023, kohë gjatë së cilës Sylvie Meis ndodhej jashtë vendit. Autorët dyshohet se kanë hyrë në apartament përmes një ndërtese fqinje të rrethuar me skela, duke thyer një dritare tavani që nuk ishte e mbuluar me alarm.

Procesi gjyqësor vijon, ndërsa autoritetet po hetojnë edhe rolin e bashkëpunëtorit tjetër të dyshuar. Sylvie Meis nuk ishte e pranishme në seancën e parë, pasi nuk ishte thirrur si dëshmitare.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.