Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se çdo komisioner apo individ i përfshirë në mënyrë klandestine në manipulime votash brenda subjekteve politike nuk do të përfitojë amnisti dhe duhet të përballet me ligjin.
Në një postim në rrjetet sociale, Kurti theksoi se Lëvizja Vetëvendosje ka qenë dhe do të mbetet gardiane e ruajtjes së vullnetit politik të shprehur përmes votës. Ai inkurajoi institucionet përgjegjëse që hetimet për dyshimet e manipulimeve të shkojnë deri në fund.
“Kjo është e domosdoshme për integritetin e proceseve zgjedhore. Vullneti i qytetarëve është i shenjtë, vota është e lirë dhe manipuluesit duhet të ndëshkohen,” tha kryeministri.
Kurti nënvizoi se Republika e Kosovës është shembull i demokracisë në rajon dhe se adresimi ligjor dhe llogaridhënia për çdo rast manipulimi janë thelbësore për të garantuar besueshmërinë e proceseve zgjedhore. Ai shtoi se raste të tilla nuk duhet të përsëriten më në të ardhmen.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.