Gjykata e Krimeve të Rënda e departamentit Meurthe-et-Moselle në Francë ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për 27-vjeçarin Liridon Berisha, autor i vrasjes së partneres së tij, Stephanie Di Vincenzo, në maj të vitit 2021.
Viktima, vetëm 22 vjeçe, u godit për vdekje me thikë në mes të rrugës, ndërsa përpiqej të arratisej dhe të kërkonte ndihmë pranë komisariatit të Hayange, vetëm pak metra larg banesës së saj. Ngjarja e rëndë ndodhi para syve të fëmijës 4-vjeçar të çiftit, ndërsa fqinjët dëshmuan dhunën ekstreme që shoqëroi sulmin.
Prokurori i përgjithshëm, Nicolas Burkel, e përshkroi krimin si “jashtë çdo normale për nga dhuna”, duke theksuar se Berisha nuk u ndal as nga prania e dëshmitarëve dhe as nga fëmija i mitur. Sipas prokurorisë, autori e goditi viktimën me qëllim për ta dobësuar dhe më pas ushtroi dhunë poshtëruese mbi trupin e saj.
Para kryerjes së krimit, Liridon Berisha ndodhej në arrest shtëpiak me byzylyk elektronik, pas një dënimi të mëparshëm njëvjeçar për shkelje të rregullave të trafikut.
Gjykata e konsideroi dënimin me burgim të përjetshëm si një masë përfundimtare dhe proporcionale me aktin e rëndë kriminal, i cili tronditi thellë komunitetin lokal dhe opinionin publik në Francë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.