Parlamenti miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Parlamenti shqiptar miratoi në parim aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, me përfaqësues kryeministrin Edi Rama, duke regjistruar 113 vota pro dhe vetëm 1 abstenim. Kryeministri Rama nuk mori pjesë në votim, ndërsa deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muci, abstenoi.

Më parë, Partia Socialiste në Komisionin e Jashtëm rrëzoi amendamentet e Partisë Demokratike, të cilat kërkonin që Shqipëria të përfaqësohej nga Presidenti i Republikës ose nga kryeministri me autorizim të veçantë, duke hequr emrin e Edi Ramës nga projektligji.

Në fund, u miratua versioni i qeverisë, duke bërë të qartë se Shqipëria do të përfaqësohet në këtë organizatë ndërkombëtare nga kryeministri aktual, një hap që sipas qeverisë konsolidon rolin e vendit në institucionet e paqes dhe sigurisë globale.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.