Specialistë të mjekësisë ligjore në Belgjikë kanë konfirmuar se skeleti i gjetur verën e kaluar në një bodrum në lagjen Forest të Brukselit i përkiste Rexhep Rahmanovskit, shtetas maqedonas i zhdukur që nga viti 2003, njoftoi Policia Federale e Belgjikës.
Skeleti u zbulua gjatë rinovimit të një shtëpie në korrik të vitit 2025 dhe u dorëzua menjëherë për analiza mjekësore të cilat konfirmuan identitetin e tij. Rahmanovski, i lindur në vitin 1976, ishte parë për herë të fundit më 16 korrik 2003, kur kishte lënë vendin e punës, dhe prej atëherë nuk dihej asgjë për fatin e tij.
Policia ka lëshuar urdhër për bastisjen e shtëpisë dhe po kërkon dëshmi nga çdo person që mund të ketë informacion për ngjarjen. Autoritetet bëjnë thirrje që çdo informacion të dorëzohet në mënyrë diskrete, për të ndihmuar zbardhjen e rrethanave të zhdukjes së Rexhep Rahmanovskit.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.