Rumani/ Promovohet në Bukuresht vëllimi i parë i antologjisë “Proza shqipe”

E martë, 17 Nëntor, 2026

Shtëpia Botuese “Asdreni” e Shoqatës Lidhja e Shqiptarëve të Rumanisë (ALAR), në bashkëpunim me Muzeun Kombëtar të Letërsisë Rumune (MNLR), organizon promovimin e vëllimit të parë të antologjisë “Proza shqipe”, më 27 janar 2026, në orën 18:00, në selinë e MNLR në Bukuresht.

Antologjia është përzgjedhur, përkthyer dhe shoqëruar me shënime nga Dr. Luan Topçiu dhe Dr. Renata Melonashi-Topçiu, dhe synon të prezantojë për publikun rumun një përzgjedhje përfaqësuese të prozës moderne shqipe.

Në aktivitet do të mbajnë fjalën Bogdan-Alin Stoica, deputet, Ștefan Firică nga Universiteti i Bukureshtit, Radu-Cosmin Săvulescu, kryetar i ALAR, si dhe Luan Topçiu, koordinator i Qendrës Kulturore ALAR.

Vëllimi përfshin tekste nga autorë të njohur të letërsisë shqipe, ndër ta Mitrush Kuteli, Faik Konica, Migjeni, Ernest Koliqi, Anton Pashku, Martin Camaj, Luan Starova, Ismail Kadare, Sotir Andoni, Vath Koreshi dhe Kasëm Trebeshina, duke ofruar një panoramë të zhvillimeve tematike dhe stilistike të prozës shqipe të shekullit XX.

Botimi është realizuar me mbështetjen financiare të Qeverisë së Rumanisë, në kuadër të programeve për organizatat që përfaqësojnë minoritetet kombëtare.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.