Në Itali është publikuar së fundmi libri “Vento custodisce l’anima”, (Era ruan shqpiryin vëllimi më i ri poetik i Zef Mulajt, i ndërtuar si një përmbledhje haikush. Botimi trajton tema që lidhen me natyrën, brishtësinë njerëzore, zërin e grave, kujtesën e emigrantëve, indiferencën shoqërore dhe shpresën.
Përmes një gjuhe të përmbledhur dhe të drejtpërdrejtë, autori i qaset formës tradicionale të haikut duke e përdorur atë si mjet reflektimi mbi përjetime individuale dhe kolektive. Poezitë ndërtohen mbi imazhe të shkurtra dhe sugjestive, duke synuar të fiksojnë momente të përditshme dhe gjendje emocionale.
Autori është gjithashtu kërkues shkencor dhe Doktor i Shkencave Farmaceutike dhe Metodologji Analitike Forene, anëtar i Akademisë së shkencave Shqiptare-Amerikane New York. Ai bashkon rigorozitetin shkencor me ndjeshmërinë poetike në një vepër që prek shkencën, njerëzoren dhe poezinë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.