Agjencia prestigjioze Reuters ka publikuar listën “Trailblazing Women 2025”, ku përzgjedhen gratë që po udhëheqin ndryshime të rëndësishme në sektorët e tyre përmes ndikimit, inovacionit dhe lidershipit.
Në këtë listë elitare është përfshirë edhe shqiptarja Shqipe Neziri Vela, e renditur ndër 10 gratë më të spikatura në nivel botëror në sektorin e energjisë.
Sipas Reuters, përzgjedhja u bazua mbi arritjet profesionale, ndikimin publik, kontributin social dhe aftësitë udhëheqëse, duke vlerësuar gratë që kanë luajtur rol kyç në politikën dhe praktikat e qëndrueshme të industrive strategjike.
Shqipe Vela është vlerësuar për udhëheqjen dhe ndikimin e saj në qeverisjen e burimeve natyrore, promovimin e transparencës dhe avancimin e praktikave të qëndrueshme në industrinë e energjisë dhe minierave.
Aktualisht, Vela është e angazhuar në Sekretariatin Ndërkombëtar të Iniciativës për Transparencë në Industritë Nxjerrëse (EITI) në Norvegji, si dhe kryesuese e rrjetit profesional “Gratë në Energji dhe Miniera”, një platformë për fuqizimin dhe rritjen e përfaqësimit të grave në sektorët energjetikë.
Përfshirja e saj në listën e Reuters është një njohje ndërkombëtare për karrierën e saj dhe për kontributin e grave shqiptare në zhvillimin global.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.