Një 18-vjeçar është dënuar me burg në Irlandë pasi u kap duke hyrë në vend pa asnjë dokument identifikimi, menjëherë pas mbërritjes në Aeroportin e Dublinit.
I arrestuari është Amarildo Coku, i cili, sipas autoriteteve, nuk ka adresë të deklaruar dhe asnjë lidhje të njohur me Irlandën. Ai u ndalua menjëherë pas uljes së avionit, në kuadër të “Operacionit Failte”, një nismë e autoriteteve irlandeze që synon identifikimin dhe parandalimin e hyrjeve të paligjshme në territorin e vendit.
Coku ndodhet në paraburgim që prej datës 21 tetor. Gjatë seancës në Gjykatën e Qarkut Cloverhill, ai u shpall fajtor për shkeljen e neneve 11 dhe 12 të Ligjit për Emigracionin, që lidhen me hyrjen në shtet pa dokumentacion të vlefshëm.
Gjyqtari Alan Mitchell theksoi se rasti trajtohet me seriozitet, duke deklaruar se “ai nuk mund të kishte hipur në avion pa pasaportë, por kur mbërriti nuk kishte asnjë dokument me vete”. Sipas gjykatës, vepra të tilla parashikojnë dënime deri në një vit burg, për shkak të rrezikut që paraqesin për sigurinë dhe kontrollin kufitar.
Autoritetet irlandeze kanë përsëritur se kontrollet në aeroporte do të vijojnë të jenë të rrepta, veçanërisht në kuadër të operacioneve të posaçme kundër emigracionit të paligjshëm.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.