Verë “Made in Albania”, 78% e sipërfaqes së vreshtave janë varietete autoktone

E martë, 17 Nëntor, 2026

Pavarësisht pranisë së gjerë të varieteteve të huaja të rrushit, në Shqipëri mbizotërojnë ato autoktone në sipërfaqen e kultivuar me synim prodhimin e verës.

Një studim i posacëm për këtë sektor, i publikuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, tregon se në kadastrën e vreshtave të menaxhuara nga Qendra për Transferimin e Teknologjisë Bujqësore të Fushë-Krujës, janë evidentuar në total 73 varietete hardhie, nga të cilat 51 varietete janë për prodhim vere dhe 22 me rrush tavoline apo përdorime për përpunim pije alkoolike.

“Nga varietetet e përshtatshme për prodhimin e verës, rezultojnë 17 varietete autoktone dhe 34 varietete të huaja (të regjistruara si varietete me origjinë të huaj). Referuar të dhënave të kadastrës sipërfaqja e vreshtave që përdoren për prodhimin e verës zënë në total rreth 91.3% të vreshtave.

Nga vreshtat për prodhim vere, varietetet autoktone zënë të 78.1% të sipërfaqes totale të vreshtave për prodhim vere.

Vetëm dy varietete, Shesh i zi dhe Shesh i bardhë, së bashku zënë 62.6% (përkatësisht 43.54% dhe 19.06%) të sipërfaqes së vreshtave për verë, ose 89.3% të sipërfaqes që zënë varietetet autoktone (62.14% Sheshi i zi dhe 27.19% Sheshi i bardhë)”, thuhet në studim.

Në studim nënvizohet se nga varietetet e huaja ai Merlot është i përhapur në të gjitha rrethet dhe zë sipërfaqen më të madhe, me 12.34% në raport me vreshtat për verë, i ndjekur nga Sangiovese 2.23%, Tokaj 2.08%, Vranac 1.81%, Kabërnet Sovinjon 1.51%, Riesling 1.49%, etj.

Raporti vlerëson se kantinat prodhojnë mesatarisht 57.5% të rrushit që përpunojnë në vreshtat e tyre, ndërsa 42.4% të rrushit e blejnë në zonën përreth kantinës.

Sa i takon zonës ku janë të përhapur, varietetet e rrushit rezulton se Sheshi i bardhë, është i përhapur në të gjithë vendin, por përqendrimin më të madh e ka në Qarqet e Fierit, Tiranës, Elbasanit, Beratit, Durrësit dhe Vlorës, ku janë mbi 60% e sipërfaqes. Qarku i Dibrës dhe i Kukësit renditen me sipërfaqet më të vogla përkatësisht 0.2 dhe 0.5%.

Edhe Sheshi i zi shtrihet në të gjitha Qarqet e vendit, ku Qarku i Fierit, Vlorës, Beratit, Tiranës, Elbasanit dhe Durrësit kanë rreth 80.8% të sipërfaqes, me përqendrimet në Bashkitë e Vlorës, Fierit, Beratit, Tiranës, Lushnjës, Durrësit, Roskovecit, Kurbinit dhe Mallakastrës, që kanë rreth 61 % të sipërfaqes totale që ka Sheshi i Zi.

Nga varietetet e huaja Merloti kultivohet në të gjitha qarqet e vendit, me dominim në Qarqet Gjirokastër, Durrës dhe Fier ku janë rreth 62% e sipërfaqes, (është më i përhapur në Bashkitë e Durrësit, Përmetit, Lushnjës dhe Vlorës ku janë rreth 45% e sipërfaqes).

Varieteti Kallmet është i përqendruar në Qarkun e Shkodrës (57%) dhe Lezhës (40%), me sipërfaqet më të mëdha në Bashkitë e Mirditës (33.3%), Shkodrës (31.7%) dhe Malësisë së Madhe (20.5%).

Varieteti Debinë e bardhë shtrihet në Qarkun e Gjirokastrës (91.3%) dhe të Korçës (8.7%) kurse varieteti Vlosh, shtrihet në Qarkun e Fierit (55%), Gjirokastrës (30.7%) dhe Vlorës (9.8%)./Monitor

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.