Karabinierët në Bergamo kanë rikuperuar mallrat e vjedhura nga disa grabitje të kryera më 12 janar në San Giovanni Bianco dhe Moio de’ Calvi, ndërsa një shqiptar u arrestua si pjesë e një bande grabitësish.
Rreth orës 19:00, patrulla e Zognos identifikoi një “Alfa Romeo Junior”, të dyshuar se përdorej nga autorët e vjedhjeve të mëparshme në banesa. Me të parë policinë, shoferi i automjetit, i cili transportonte edhe dy persona të tjerë, u largua me shpejtësi përgjatë autostradës SS470 drejt Sedrinës, duke shkaktuar një ndjekje që zgjati rreth pesë minuta. Ndjekja përfundoi me një aksident: automjeti i dyshuar u përplas ballë për ballë me një “Ford” që vinte nga drejtimi i kundërt, duke përfshirë edhe tre makina të tjera, përfshirë një automjet të karabinierëve.
Pas aksidentit, një nga pasagjerët u kap në flagrancë. Gjatë kontrollit iu gjetën sasi të mëdha bizhuterish ari, të cilat rezultuan të vjedhura në tre grabitjet e kryera mes orës 17:00 dhe 18:45. Në automjet u sekuestruan gjithashtu edhe mjete të përdorura për vjedhje.
Shoferi arriti të largohej në këmbë duke u futur në shkurret pranë rrugës, dhe kërkimi i tij me ndihmën e ekipit të shpëtimit alpin dhe zjarrfikësve të Zognos dhe Bergamos nuk pati rezultat.
Mallrat e rikuperuara iu janë kthyer pronarëve të dëmtuar, ndërsa hetimet vazhdojnë për kapjen e dy bashkëpunëtorëve të tjerë të shqiptarit të arrestuar.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.