Emigracioni i të rinjve, sfidë kyçe në takimet e Kryepeshkopit Joani në BE

E martë, 17 Nëntor, 2026

Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi i Shqipërisë, Imzot Joani, zhvilloi sot në Bruksel një seri takimesh të rëndësishme me zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian, në kuadër të një vizite zyrtare që po zhvillohet nga 12 deri më 15 janar 2026.

Gjatë qëndrimit të tij, Kryepiskopi Joan u takua me Komisionerin Europian për Transportet e Qëndrueshme dhe Turizmin, Apostolos Tzitzikostas. Në fokus të bisedës ishte rëndësia historike e veprës së Kryepiskopit të lumur Anastas, si edhe vizioni i Kryepiskopit Joan për të ardhmen e Kishës Orthodhokse të Shqipërisë. Fortlumturia e Tij theksoi angazhimin e tij që Kisha të mbetet një zë i fuqishëm, i pavarur dhe kontribuues në shoqërinë shqiptare, e cila përballet me sfida të mëdha si emigracioni i të rinjve dhe ndryshimet e thella demografike.

Në vijim, Kryepiskopi Joan zhvilloi një takim edhe me Kryetarin e Delegacionit të Parlamentit Europian për Shqipërinë, eurodeputetin italian Marco Tarquinio. Ky takim u cilësua me rëndësi të veçantë, duke marrë parasysh rolin kyç që ky delegacion luan në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Një tjetër takim u zhvillua me Bashkëkryetaren e Grupit të Punës për Dialogun Ndërfetar në Parlamentin Europian, eurodeputeten Željana Zovko nga Kroacia. Gjatë diskutimeve u trajtuan çështjet e lirisë fetare në Europë, ndërsa u vlerësua modeli shqiptar i bashkëjetesës harmonike ndërfetare. Kryepiskopi Joan informoi gjithashtu për sfidat me të cilat përballen komunitetet fetare në Shqipëri, veçanërisht në lidhje me çështjet pronësore.

Në të trija takimet, Fortlumturia e Tij theksoi se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është i dobishëm jo vetëm për komunitetet fetare dhe Kishën Orthodhokse të Shqipërisë, por për gjithë popullin shqiptar dhe vetë Europën.

Këto takime u zhvilluan në prag të konferencës që do të mbahet më 14 janar në Parlamentin Europian, me temën “Jeta, Vepra dhe Trashëgimia e Kryepiskopit të lumur Anastas”, e organizuar në nderim të Kryepiskopit Anastas, në përvjetorin e parë të ndarjes së tij nga jeta.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.