Kamerat e sigurisë të instaluara nga fqinjët kanë tradhtuar dy shtetas shqiptarë, të cilët po tentonin të kryenin një grabitje në një banesë në zonën e Mestre, në Venecia të Italisë.
Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur në “Rrugën Terraglietto”, ku dy të dyshuarit kishin shqyer dritaret për të hyrë brenda banesës, duke vepruar me metodën e njohur si “ninxha”. Pasi kishin marrë bizhuteri dhe sende me vlerë, prania e tyre u filmua nga kamerat inteligjente të fqinjëve, të cilët sinjalizuan menjëherë policinë.
Efektivët ndërhynë me shpejtësi dhe organizuan një operacion të befasishëm. Në momentin që dy shqiptarët po dilnin nga ballkoni për t’u hedhur në rrugë dhe për t’u larguar, ata u përballën me forcat e rendit, të cilat i arrestuan pas një ndjekjeje të shkurtër.
Policia italiane bëri të ditur se të arrestuarit janë të moshës 31 dhe 37 vjeç. Ata u shoqëruan menjëherë në komisariat dhe më pas u lanë në paraburgim me vendim gjykate.
Sipas “Corriere”, të dy të dyshuarit njihen për precedentë të mëparshëm penalë, megjithatë autoritetet nuk kanë bërë publike identitetin e tyre. Ata rrezikojnë një dënim nga 5 deri në 10 vite burgim për akuzën e grabitjes së rëndë.
Autoritetet italiane vlerësuan rolin vendimtar të bashkëpunimit të qytetarëve dhe përdorimin e teknologjisë së sigurisë, e cila çoi në parandalimin e një tjetër grabitjeje dhe arrestimin e autorëve.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.