Bridging Creatives: Programi i mundësive për artistë kosovarë dhe shqiptarë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Bridging Creatives”, një program ndërkufitar që synon të fuqizojë artistë dhe kuratorë të rinj nga Kosova dhe Shqipëria përmes trajnimeve profesionale, sipërmarrjes kulturore dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Ky projekt bashkon institucione udhëheqëse nga Mbretëria e Bashkuar dhe Ballkani Perëndimor, me qëllim adresimin e boshllëqeve kyçe në sektorët e artit pamor dhe kuratorisë, dy shtylla të rëndësishme të industrive kreative në rajon. Programi fokusohet në zhvillimin e praktikave profesionale që lidhin krijimtarinë artistike me galeritë komerciale, tregun e artit dhe prezencën ndërkombëtare.

Çfarë ofron programi:

  • Njohuri dhe aftësi praktike mbi përfaqësimin e artistëve dhe organizimin e ekspozitave

  • Mënyrat e përcaktimit të çmimeve të veprave dhe ndërtimin e marrëdhënieve me koleksionistë

  • Zhvillimin e aftësive të buta (soft skills) si lidership, komunikim profesional, negocim, puna në ekip dhe menaxhimi i kohës

  • Mentorim individual dhe grupor me ekspertë lokal dhe ndërkombëtarë

  • Trajnime të dedikuara për galeritë komerciale, tregun e artit dhe prezencën ndërkombëtare

Programi zgjat 15 ditë, të ndara në:

  • 5 ditë trajnim mbi galeritë komerciale

  • 5 ditë trajnim mbi soft skills për profesionistët e artit

  • 5 ditë mentorim profesional

Kush mund të aplikojë:

  • Kuratorë, artistë, galeristë dhe menaxherë kulturorë në fazat e hershme të karrierës

  • Dizajnerë (produkt, grafik, modë)

  • Të rinj nga Kosova ose Shqipëria, mbi 19 vjeç

  • Të motivuar për të mësuar rreth galerisë, tregut të artit dhe prezencës ndërkombëtare

  • Përvoja bazike në ekspozita, galeri ose projekte kreative konsiderohet avantazh, por nuk është e domosdoshme

  • Të aftë për të ndjekur punëtoritë dhe trajnimet në gjuhën angleze

Programi ndërthur njohuritë profesionale me përvojën praktike dhe synon të krijojë mundësi reale për zhvillim profesional dhe prezencë në tregun ndërkombëtar të artit. Ai është i hapur për të gjithë të rinjtë nga të gjitha komunitetet dhe përfshin edhe grupet e margjinalizuara.

Aplikimet pranohen deri më 12 janar, përmes formularëve online në gjuhët përkatëse:

Shqip:
https://docs.google.com/…/1FAIpQLSc2dUf8Tzl…/viewform…

Anglisht:
https://docs.google.com/…/1n0_jxWDW0lwIgEmK3…/edit

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.