Alketa Gashi sjell “ Klithmat” e fëmijëve të gjymtuar në Luftën e Kosovës

E martë, 17 Nëntor, 2026

Shkrimtarja Alketa Gashi Fazliu sjell këtë fillim 2026 librin e ri me rrëfime tronditëse: “Klithma”. Autorja mbetet konsistente e temave të rrëfimeve të viktimave në Luftën e Kosovës, duke sjellë dëshmi dhe prova të fuqishme, dëshmi të gjenocidit dhe masakrave shtetërore të Serbisë së Milloshevicit.

Më herët ajo tërhoqi vëmendjen e lexuesit masiv me librin me rrëfime të nënave të Kosovës të cilat mbeten në dhimbjen e humbjes së bijve dhe bijave të tyre në luftën për çlirimin e Kosovës. Libri pararendës” Ato gdhendin dhimbjen” shënoi rekord leximesh dhe shitjesh në hapësirën shqiptare dhe me së shumti në diasporë.

Ndërsa libri i ri “Klithma” është një prurje unike pasi sikundër paralajmëron autorja në një shënim njoftues për botimin e ri:

” Klithma” është libri im i ri me klithmat dëshmuese të një Lufte që e harron vetëm autori dhe shkaktuesi i tyre, por e ka tatu të paheqshëm në shpirt një popull me martirë dhe lëndime!

” Klithma” sjell rrëfimet në moshë të rritur të fëmijëve që u gjymtuan nga bombat dhe minat e një shteti shovinist.

Tek klithmat e librit ” Klithma” ka dritë fjale dhe ndërgjegjeje të viktimave fëmijë që në moshën madhore duan një botë të bukur dhe me shpirt të njerëzishëm.

Sa krenare jam për këta heronj që sot janë qytetarët e Kosovës sime!”

Libri i sapodale i Fazliut bashkëshoqërohet me konsiderata të posacme nga akademik Pëllumb Xhufi, poetja dhe heroina e famshme Dr. Flora Brovina, Profesori dhe shkrimtari Bajram Kosumi dhe gazetarja e njohur Ilva Tare.

Libri “ Klithma” sjell tëtë tregime nga personazhe tashmë të rritur që rrëfejnë autentikisht gjymtimin e tyre në fëmijëri të sakatuar prej bombave dhe minave të ushtrisë serbe në Kosovë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.