Një krim familjar është parandaluar në momentin e fundit në Itali, ku një 43-vjeçar shqiptar tentoi të vrasë gruan e tij duke i vënë flakën, pas një grindjeje të vazhdueshme në çift.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 1 janarit në një shtëpi në Civesë dhe u bë publike nga mediat italiane sot. Karabinierët njoftuan se kanë arrestuar të dyshuarin, i cili akuzohet për kërcënim dhe sulm me qëllim vrasjeje ndaj bashkëshortes. Ndërhyrja e shpejtë e forcave të rendit parandaloi tragjedinë.
Sipas rindërtimit të karabinierëve, shqiptari në një shpërthim nervor gjatë një grindjeje fillimisht kërcënoi të vriste gruan dhe më pas leu rrobat dhe dyshemenë e kuzhinës me lëng të ndezshëm, me qëllim që t’i vinte flakën.
Përpjekja për sulm u pengua falë ndërhyrjes së guximshme të djalit të mitur të çiftit, i cili arriti të fshihte çakmakun nga babai dhe të fitonte kohë deri në mbërritjen e karabinierëve. Ndërhyrja e tyre e menjëhershme shmangu më të keqen.
Hetimet e para të karabinierëve treguan se incidenti nuk ishte i izoluar. U zbuluan akte të mëparshme dhune dhe ngacmime të pa raportuara ndaj gruas, duke konfirmuar një përshkallëzim të vazhdueshëm të dhunës në familje. Shqiptari, i cili kishte precedentë dhune ndaj bashkëshortes, ndodhet në arrest në pritje të procedurave hetimore dhe gjyqësore.
https://www.lapiazzaweb.it/gallery/cronaca/590992/meolo-incendio-sul-tetto-di-unabitazione-vigili-del-fuoco-al-lavoro.html
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.