Dy avionë Wizz Air devijohen në Brindisi, pasagjerët shqiptarë protestojnë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Rreth 400 pasagjerë shqiptarë nga dy fluturime të kompanisë Wizz Air, të nisura nga Bologna dhe Bergamo me destinacion Tiranën, u detyruan të devijonin në aeroportin e Brindisit në orët e para të mëngjesit të 7 janarit, për shkak të kushteve të pafavorshme të motit në aeroportin e Rinasit.

Devijimi i papritur shkaktoi tensione dhe protesta në aeroportin e Brindisit. Një grup i madh pasagjerësh kaloi portat e kontrollit, sfidoi kordonet e sigurisë dhe u drejtua drejt pistës së aeroportit, duke krijuar një situatë të rrezikshme për sigurinë ajrore. Për normalizimin e gjendjes u desh ndërhyrja e policisë aeroportuale.

Sipas mediave italiane, protesta vijon ende, me dhjetëra pasagjerë që kërkojnë të nisen menjëherë drejt Shqipërisë. Ata ndodhen vetëm disa metra larg dy avionëve të bllokuar në Brindisi, ndërsa mbetet e paqartë nëse dhe kur fluturimet do të rifillojnë apo nëse pasagjerët do të detyrohen të kthehen mbrapsht.

Një pjesë e udhëtarëve ka pranuar ofertën e kompanisë për të udhëtuar me autobus drejt Fiumicinos dhe më pas të vazhdojë rrugën me avion për në Tiranë. Po shqyrtohet gjithashtu mundësia që rreth 150 pasagjerë të udhëtojnë me anije nga Brindisi drejt Vlorës gjatë pasdites.

Aeroporti i Brindisit ndodhet aktualisht nën mbikëqyrje të shtuar nga policia, karabinierët dhe Guardia di Finanza, për të shmangur përshkallëzime të mëtejshme të situatës. Autoritetet bëjnë të ditur se, deri më tani, protesta nuk ka ndikuar në oraret e fluturimeve të tjera që mbërrijnë ose nisen nga ky aeroport.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.