Zvicër/Krimi i organizuar dhe mafia shqiptare në qendër të strategjisë kombëtare

E martë, 17 Nëntor, 2026

Rritja e aktivitetit të rrjeteve kriminale në Zvicër ka shqetësuar seriozisht inteligjencën dhe forcat e sigurisë, ndërsa qeveria zvicerane synon të miratojë deri në vitin 2026 një strategji të re kombëtare për luftën kundër krimit të organizuar dhe mafias.

Sipas të dhënave të Interpol, në Evropë janë të aktivizuara rreth 800 organizata kriminale, shumica prej të cilave veprojnë edhe në Zvicër. “Po flasim për mafian ballkanike, mafian shqiptare, vëllazëritë nigeriane, mafian marokene, mafian italiane, por edhe organizata kriminale turke, kineze dhe holandeze”, deklaroi Ëildi-Cortés për televizionin publik zviceran RTS.

Aktualisht, Shërbimi Federal i Inteligjencës i Zvicrës ka ngritur nivelin e kërcënimit për krimin e organizuar nga 3 në 5, në një shkallë prej 6 pikësh, duke evidentuar një rritje të dukshme të kërcënimit gjatë dy viteve të fundit. Alarmi kryesor i inteligjencës lidhet me përdorimin e bizneseve të zakonshme, si berberë, sallone parukerie, dyqane qebapësh dhe piceri, për pastrim parash.

Sipas Wildi-Cortés, vendndodhja gjeografike e Zvicrës, stabiliteti politik dhe fuqia e sektorit financiar e bëjnë vendin një qendër të favorshme për grupet kriminale, të përfshira në pastrim parash, trafik droge dhe armësh, si dhe trafikim qeniesh njerëzore.

Për të adresuar situatën, drejtuesit e drejtësisë dhe policisë kantonale u takuan në fund të dhjetorit për të diskutuar mbi strategjinë kombëtare. Plani pritet të miratohet nga qeveria dhe të zbatohet përmes një Plani Kombëtar Veprimi (PKV) deri në fund të vitit 2026.

Strategjia e re synon të forcojë parandalimin, shtypjen e krimit dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, për të garantuar burime më të mjaftueshme dhe fleksibilitet legjislativ për shkëmbimin e informacionit midis kantoneve.

Ministri i Drejtësisë, Beat Jans, njoftoi se do të propozohet një paketë legjislative që thjeshton ndjekjen penale të pastrimit të parave dhe ngrirjen e aseteve të dyshimta, ndërsa masat jo-legjislative, si trajnimi i punonjësve, do të nisë gjatë vitit 2026 dhe më tej.

Wildi-Cortés paralajmëron se prania e mafias rrit ndjeshëm rrezikun e dhunës dhe kërcënon sundimin e ligjit dhe demokracinë. Strategjia e re shihet si një hap kyç për të forcuar aftësitë e Zvicrës për të luftuar krimin e organizuar dhe për të mbrojtur sigurinë e brendshme të vendit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.