I kapet më shumë se 100 kg drogë, arrestohet një shqiptar në Itali

E martë, 17 Nëntor, 2026

Një shtetas shqiptar është arrestuar në “Val Vibrata”, në provincën e Teramos në Itali, pasi u kap në posedim të mbi 100 kilogramëve lëndë narkotike. Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane, ndërsa identiteti i të arrestuarit nuk është bërë ende publik.

Operacioni u krye nga policia e Teramos, e cila sekuestroi sasinë e konsiderueshme të drogës që dyshohet se ishte e destinuar për tregun e shpërndarjes. Sipas autoriteteve, në total janë sekuestruar mbi 100 kilogramë hashash, kokainë dhe heroinë, si edhe një sasi e konsiderueshme substancash prerëse.

Hetimet për rastin vijojnë, ndërsa detaje të mëtejshme mbi operacionin dhe identitetin e të dyshuarit pritet të bëhen publike gjatë një konference për shtyp.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.