Arrestohet shqiptari në Spanjë për një plantacion të madh marihuane

E mërkurë, 18 Nëntor, 2026

Policia Lokale e Castell d’Aro, Platja d’Aro dhe s’Agaró ka arrestuar më 22 dhjetor një shtetas shqiptar, i dyshuar si përgjegjës për një plantacion të madh marihuane brenda banesës së tij.

Hetimi kishte nisur disa javë më parë, pasi agjentët vunë re lëvizje të dyshimta personash nga jashtë zonës, të cilët hynin për pak minuta dhe largoheshin shpejt nga banesa, duke ngritur dyshime për aktivitet të paligjshëm.

Në bashkëpunim me Njësinë e Hetimit të Mossos d’Esquadra, policia monitoroi të dyshuarin dhe kërkoi një raport nga kompania elektrike, i cili tregoi një konsum të jashtëzakonshëm të energjisë, dukë sugjeruar një plantacion brenda banesës.

Gjatë operacionit të koduar më 22 dhjetor, policia zbuloi 709 bimë marihuane të kultivuara brenda objektit. Hetuesit konstatuan gjithashtu se instalimi elektrik ishte manipuluar për të fshehur konsumin real të energjisë, me një dëmtim të vlerësuar rreth 75 mijë euro.

I dyshuari u arrestua për trafikim të lëndëve narkotike dhe mashtrim me energjinë elektrike, dhe tashmë është paraqitur në gjykatë për masën e sigurisë.

https://www.granadahoy.com/provincia/guardia-civil-detiene-hombre-interviene-plantas-marihuana-gojar_0_2005517527.html

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.