Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriç, ka përsëritur kërcënimet ndaj Kosovës gjatë një interviste në televizionin publik RTS, duke reaguar me nervozizëm ndaj njohjeve të reja ndërkombëtare për shtetin e Kosovës.
“Viti i ardhshëm do të jetë vendimtar në luftën për Krahinën Autonome të Kosovës dhe Metohisë”, deklaroi Gjuriç, duke përdorur terma të ngjashëm me retorikën e regjimit të Sllobodan Millosheviçit.
Ai la të kuptohet se Beogradi ka planifikuar disa tërheqje të njohjeve për Kosovën: “Shohim që Prishtina ka përfunduar moratoriumin mbi fushatën e njohjeve dhe tërheqjeve. Tani do të shohim në muajt në vijim se çfarë do të bëjmë, edhe pse disa hapa janë marrë tashmë, por nuk deshëm t’i bëjmë publike për arsye të caktuara”, tha ministri serb.
Gjuriç gjithashtu theksoi marrëdhëniet e ndërlikuara ndërkombëtare, duke përmendur se Beogradi shihet si “Perëndimi për Lindjen dhe Lindja për Perëndimin”.
Ky qëndrim vjen në një kohë kur dialogu dhe njohjet ndërkombëtare për Kosovën vazhdojnë të jenë çështje sensitive dhe të debatueshme në arenën ndërkombëtare.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.