Kryepeshkopi Joani uron Krishtlindjen: Drita e Krishtit të ndriçojë zemrat tona

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Joani, uroi sot besimtarët ortodoksë për festën e Krishtlindjes, duke e cilësuar atë si “rreze shprese, ngushëllimi e paqeje”.

Në mesazhin e tij, imzot Joani theksoi rëndësinë e ndarjes së dritës së Krishtit me të tjerët: “Tani më shumë se kurrë, bota ka nevojë për dritën e Krishtit. Një jetë pa praninë e Zotit bëhet e mjerueshme, pa dashuri, pa gëzim dhe pa dritë”, u shpreh ai.

Kryepeshkopi i ftoi besimtarët që gjatë këtyre ditëve festive të pasurojnë zemrën me dashuri e përulësi, duke u kujdesur për të gjithë ata që jetojnë në nevojë, varfëri, dëshpërim, mjerim dhe vetmi.

“Vetëm duke vepruar kështu, Krishtlindja do të marrë kuptimin e saj të vërtetë dhe gjithçka tek ne do të ndriçohet nga ‘fjala e bërë mish’”, përfundoi kryepeshkop Joani.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.