Kreu i Dioqezës Tiranë-Durrës, Imzot Arjan Dodaj, në prag të Krishtlindjes, vuri theksin tek rëndësia e kujdesit për të rinjtë dhe mesazhi shpirtëror që kjo festë sjell për të gjithë besimtarët.
Gjatë një interviste televizive, Imzot Dodaj theksoi se të rinjtë nuk duhet parë thjesht si numra, por t’u jepet hapësirë dhe kohë për rritje dhe zhvillim, duke filluar edhe nga institucionet shtetërore.
“Jetojmë mes shumë ndërtesash, por pa jetë. Sot nuk mjafton të ndërtohen shkolla të reja, po nuk ndërtohen edukatorë të rinj. Kultura e frikës i kthen ata që kanë përgjegjësi në indiferentë. Kush i përzemër të rinjtë? Shpesh herë janë thjesht numra që shfrytëzohen për një moment, por pastaj kush kujdeset për ta në jetën e përditshme?” tha Imzot Dodaj.
Ai u ndal edhe te simbolika e Krishtlindjes, duke e cilësuar si një moment shpirtëror dhe një zgjim i ndërgjegjes së njerëzve. “Krishtlindja nuk është vetëm Zoti lart, por Zoti midis nesh. Rilindja e Krishtit midis nesh është zgjimi i ndërgjegjes së komatizuar. Nuk ka simbol më të bukur se një fëmijë i ëmbël, fëmija Jezus, që me përkëdhelje dhe dashuri na mëson se si të rilindim ne vetë,” u shpreh ai.
Arqipeshkvi i Dioqezës Tiranë-Durrës gjithashtu bëri thirrje për kapërcimin e polarizimit shoqëror dhe për rritjen e mirëqenies shpirtërore, ekonomike dhe sociale për të gjithë qytetarët. “Mirëqenia nuk mund të jetë luks vetëm për 1% të shoqërisë shqiptare; të gjithë duhet të përfitojnë dhe të mos jenë thjesht numra për të cilët kujtohemi një herë në katër vjet,” tha Imzot Dodaj.
Në 25 dhjetor, besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen, një nga festat më të rëndësishme të kalendarit kristian, duke përkujtuar lindjen e Jezusit dhe vlerat e shpirtit dhe dashurisë mes njerëzve.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.