Një bandë shqiptare e përfshirë në trafik droge është goditur nga autoritetet greke, duke rezultuar në dënimin me burg të 14 prej anëtarëve të saj.
Sipas mediave greke, krerët e bandës, përfshirë edhe pronarin e kafenesë “Pimpelhof”, Fatos M., janë dënuar me 8 deri në 10 vite burg, ndërsa të pandehurit e tjerë me 5 deri në 7 vite burg. Banda dyshohet se merrej me tregti droge dhe armësh, duke përdorur si bazë kafenenë e Fatosit në lagjen Seefhoek, nga ku droga dhe armët shpërndaheshin në zona të ndryshme.
Hetimi zbuloi aktivitetin kriminal të bandës përmes dy policëve të infiltruar, të cilët u futën në kafene si klientë dhe regjistruan veprimtarinë e paligjshme.
Pas shpalljes së vendimit, prokuroria kërkoi arrestimin e menjëhershëm të shtatë të pandehurve për shkak të rrezikut të arratisjes ose përsëritjes së veprës penale. Nga ana tjetër, pala mbrojtëse argumentoi se shumica e shqiptarëve jetojnë ligjërisht prej vitesh në Belgjikë.
Një nga avokatët ngriti shqetësimin për gjendjen e mjerueshme të burgjeve, duke pyetur me ironi: “A po mbarojnë edhe dyshekët për ata që flenë në tokë?” Megjithatë, gjykata nuk mori parasysh gjendjen e burgjeve dhe urdhëroi arrestimin e menjëhershëm të shtatë të dënuarve. Pala mbrojtëse ka njoftuar se do ta apelojë vendimin dhe do të kërkojë lirimin e klientëve të saj.
https://www.hln.be/antwerpen/zeven-albanezen-onmiddellijk-naar-overvolle-gevangenis-gestuurd-zijn-de-matrassen-nog-niet-op~ad9818da/?referrer=https%3A%2F%2Fwww.syri.net%2F
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.