“Si mace të lagura” në Evelpidon, këngëtari shqiptar përballë aktakuzës së rëndë

E mërkurë, 18 Nëntor, 2026

Katër persona, mes tyre babë e bir nga Shqipëria, janë paraqitur para Prokurorisë në Athinë, të akuzuar për posedim dhe trafikim të sasive të mëdha të lëndëve narkotike, me fitime që kapnin dhjetëra mijëra euro, të cilat dyshohet se numëroheshin me makineri për numërimin e kartëmonedhave.

Sipas autoriteteve greke, kreu i grupit kriminal ishte një 55-vjeçar nga Shqipëria, i njohur për policinë, ndërsa zëvendëskreu ishte djali i tij 30-vjeçar, një rapper i njohur në rininë e tij. Me ta bashkëpunonte edhe një 22-vjeçar, rapper me origjinë afrikane dhe shtetësi greke.

Personi i katërt i përfshirë në rrjet ishte një 30-vjeçar grek, i cili kishte marrë përsipër shpërndarjen e lëndëve narkotike tek klientët me motor, gjatë gjithë ditës dhe natës në zonën e Atikës.

Pas paraqitjes para prokurorit, të pandehurit u dërguan te gjyqtari hetues, nga i cili kërkuan afat për të dhënë shpjegimet e tyre. Deri në përfundim të procedurave, ata do të qëndrojnë në paraburgim.

Hetimi i Policisë Kundër Narkotikëve u përqendrua në një pallat banimi në zonën e Kypselit, ku autoritetet kishin konstatuar se, pas takimeve të parapërcaktuara, grupi trafikonte kanabis të papërpunuar dhe kanabis të përpunuar në formë çokollate, duke e shitur lëndën e papërpunuar me çmimin 2.500 euro për kilogram, ndërsa atë të përpunuar me 5.000 euro për kilogram.

Arrestimet u kryen gjatë një operacioni të organizuar nga Nën-Drejtoria e Narkotikëve, pas një periudhe të gjatë vëzhgimi. Gjatë ndërhyrjes, 22-vjeçari me origjinë afrikane tentoi të pengonte kontrollin policor, duke ofruar rezistencë fizike ndaj efektivëve.

Ndërkohë, 30-vjeçari grek që kryente shpërndarjen u arrestua në kryqëzimin e rrugëve Vasilissis Amalias dhe Dionysiou Areopagitou, ku iu gjet rreth gjysmë kilogrami kanabis, të cilin e kishte marrë pak më parë nga njëri prej trappers-ave.

Pothuajse njëkohësisht, policia kreu kontrolle edhe në banesën e babait dhe djalit në Kypseli. Gjatë kontrolleve u sekuestruan:

  • gati 2 kilogramë kanabis i përpunuar,

  • 15 kilogramë kanabis i papërpunuar,

  • automjeti dhe motori i përdorur për shpërndarje,

  • një jelek antiplumb,

  • një makineri për numërimin e parave,

  • 4 peshore elektronike precize,

  • si dhe shuma prej 51.490 eurosh cash.

Hetimet për zbardhjen e plotë të veprimtarisë së rrjetit vijojnë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.