Bebe Rexha u drejtohet ndjekësve: Ja kriteret e mia për partnerin ideal

E mërkurë, 18 Nëntor, 2026

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të folur hapur për jetën e saj sentimentale. Përmes një postimi në rrjetin social X (ish-Twitter), ajo iu është drejtuar drejtpërdrejt ndjekësve të saj, të njohur si “Rexhars”, duke kërkuar ndihmë për të gjetur partnerin ideal.

Në postimin e saj, artistja ka zbuluar pa komplekse kriteret që, sipas saj, duhet të plotësojë mashkulli që do të ketë pranë. Ndryshe nga pritshmëritë që shpesh lidhen me figurat publike, pamja perfekte nuk është vendimtare për Bebe Rexhën. Ajo shprehet se një partner që vlerësohet si 6 apo 7 nga 10 në dukje është mëse i mjaftueshëm, për aq kohë sa ka personalitet të fortë dhe autenticitet.

Sa i përket gjatësisë, këngëtarja thekson se kërkon që partneri të jetë mbi 173 centimetra, kryesisht për të qenë më i gjatë se ajo.

Një tjetër pikë që ka ngjallur reagime të shumta në rrjet lidhet me aspektin financiar. Bebe Rexha nënvizon se kërkon një partner të suksesshëm dhe të pavarur ekonomikisht, duke sqaruar se nuk dëshiron marrëdhënie ku barra financiare bie mbi të.

Përtej dukjes fizike dhe statusit ekonomik, artistja vë theksin te karakteri dhe vlerat njerëzore. Ajo kërkon një person të zgjuar, me moral të mirë, ambicioz dhe të motivuar për jetën, që di çfarë dëshiron dhe punon për ta arritur.

Postimi i saj ka nxitur menjëherë reagime dhe komente të shumta nga ndjekësit, duke e rikthyer Bebe Rexhën në qendër të vëmendjes së mediave dhe rrjeteve sociale.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.