Policia italiane godet rrjetin e narkotikëve,mes 9 të arrestuarve edhe shqiptarë

E mërkurë, 18 Nëntor, 2026

Një grup kriminal i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike është goditur këtë të mërkurë nga autoritetet italiane, me 9 persona të arrestuar, mes të cilëve edhe shtetas shqiptarë. Operacioni u zhvillua në rajonin e Toskanës, ndërsa identiteti i dy shqiptarëve që drejtonin organizatën ende nuk bëhet i ditur.

Sipas mediave të huaja, trafiku i drogës kryhej i kamufluar nëpërmjet kamionëve të transportit dhe transportit detar, ndërsa autoritetet kapën një ngarkesë prej 23 kilogramë kokainë.

Grupi kishte strukturë të qartë me role dhe përgjegjësi të përcaktuara, baza logjistike dhe operacionale në Toskanë, dhe kanale furnizimi në Lombardi. Udhëheqësit, dy shtetas shqiptarë që jetonin midis Castelfiorentino dhe Colle Val d’Elsa, menaxhonin strategjinë, kanalet e furnizimit, vendet e magazinimit, çmimet e drogës dhe klientët.

Disa anëtarë të rrjetit punonin zyrtarisht si shoferë furgonësh dhe korrierë për kompani transporti, duke përdorur këtë punë për të fshehur drogën në paketime plastike, të cilat dorëzoheshin si dërgesa legjitime. Ky mekanizëm e bënte më të vështirë zbuluarjen e veprimeve kriminale dhe mbulonte rrjetin nga autoritetet.

Të gjithë 9 të dyshuarit u përballën me masa sigurie, përfshirë arrest me burg dhe arrest shtëpie. Autoritetet sekuestruan gjithashtu 17 kilogramë kokainë, 18 kilogramë hashash dhe 1 kilogram marijuanë në zonat Castelfiorentino, Colle Val d’Elsa dhe Busto Arsizio.

Operacioni tregon kompleksitetin e rrjeteve të trafikut të drogës dhe bashkëpunimin ndërkombëtar të policive për të goditur organizatat kriminale.

Traffico di droga, sgominata rete criminale italo-albanese: 9 arresti in Toscana

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.