Pas gati gjashtë muajsh hetimesh, autoritetet italiane kanë zbardhur vrasjen e Fatos Cenajt, shqiptarit 58-vjeçar që u ekzekutua me një plumb në kokë më 8 qershor. Trupi i ish-rojës së burgut u gjet në një rrugë rurale në Fontanaviva, vetëm disa qindra metra larg banesës ku jetonte me familjen.
Më 13 dhjetor, karabinierët arrestuan fqinjin e tij, Moreno Violetto, 45 vjeç, punëtor vendas, i cili tashmë akuzohet për vrasje. Arrestimi erdhi pas një hetimi të detajuar nga Policia e Padovës, në bashkëpunim me karabinierët e Cittadella-s dhe njësinë speciale RIS nga Parma.
Hetuesit arritën të identifikonin autorin e dyshuar përmes pamjeve filmike të mëngjesit të krimit, ku shihej një çiklist i vetëm, i veshur në mënyrë të pazakontë për një ditë vere: me helmetë, syze dielli, maskë respiratore dhe mëngë që dukeshin si tatuazhe artificiale. Analiza e mëtejshme zbuloi se tatuazhet ishin të rreme dhe blerë në Amazon nga 45-vjeçari, i cili kishte blerë gjithashtu bojë për të ndryshuar ngjyrën e biçikletës dhe materiale për prodhimin artizanal të armëve dhe municioneve.
Gjatë një kontrolli në korrik, autoritetet i sekuestruan biçikletën, ndërsa në një magazinë pranë shtëpisë u gjetën plumba të prodhuar në shtëpi, disa prej të cilëve ishin testuar më parë. Njësia RIS konfirmoi përputhshmërinë mes mbetjeve të armës që goditi Cenajn dhe gjurmëve të gjetura në biçikletën e të dyshuarit.
Fatos Cenaj kishte shërbyer më parë në policinë e burgjeve në Shqipëri dhe më pas u transferua në Itali për t’u bashkuar me familjen e tij. Raportet me fqinjin kishin qenë të tensionuara, por kryesisht të kufizuara në debate të vogla.
Në përfundim të hetimeve, 45-vjeçari ndodhet tashmë në burgun “Due Palazzi”, duke u përballur me akuzën për vrasje të rëndë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.