Tre shqiptarë në pranga në Janinë, sekuestrohen 215 kg marijuanë

E mërkurë, 18 Nëntor, 2026

Policia greke ka arrestuar tre shtetas shqiptarë dhe ka sekuestruar 215 kilogramë marijuanë në një operacion të zhvilluar në zonën e Janinës. Mes të arrestuarve është një vajzë 23-vjeçare, e cila gjatë ndjekjes ka pasur në automjet edhe djalin e saj 2-vjeçar.

Ngjarja ndodhi në aksin Janinë–Kozan, ku policia identifikoi një automjet të dyshimtë, shoqëruar nga një mjet tjetër që shërbente si eskortë. Shoferja e automjetit të ngarkuar me drogë nuk iu bind urdhrit për ndalim dhe tentoi t’i shpëtonte kontrollit, duke përshkuar një distancë të gjatë në zona të Grevenës. Gjatë ndjekjes, ajo kreu manovra të rrezikshme, duke përplasur automjetet e policisë dhe shkaktuar dëme.

Ndjekja përfundoi në Vovousa të Janinës, ku automjeti u ndalua nga efektivët e Departamentit të Narkotikëve dhe njësitë O.P.K.E. Në brendësi të tij u gjetën 118 pako marijuanë me peshë totale 215 kg, si dhe djali i saj 2.5-vjeçar.

Policia sekuestruar makinën, targat greke që i përkisnin një automjeti tjetër, targat origjinale shqiptare të fshehura brenda, peshore metalike, 2.7 gram marijuanë dhe tre telefona celularë. Në automjetin tjetër që shoqëronte vajzën u gjetën dhe sekuestruan 510 euro dhe dy telefona celularë.

Tre të arrestuarit pritet të paraqiten para Prokurorisë së Janinës, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar skemën e trafikut të drogës dhe për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.